Moti i keq, rëndohet bilanci i viktimave në Itali

schedule10:27 - 30 Tetor, 2018

schedule 10:27 - 30 Tetor, 2018

Përkeqësohet bilanci i viktimave në Itali për shkak të motit të keq që ka përfshirë të gjithë gadishullin Apenin. Mediat raportojnë se është rritur në 10 numri i viktimave. Pas 7 trupave të pajetë të gjetur të hënën, sot autoritetet arritën të zbulonin edhe 3 të tjerë që ishin shpallur të zhdukur.

Ndërkohë, situata vijon të jetë shqetësuese në shumë rajone të Italisë, erërat e fuqishme janë mbi 100 kilometra në orë, ndërsa dallgët e detit shkojnë deri në 7 metra. Në 48 orë, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ka pasur mbi 7 mijë ndërhyrje të ekipeve të shpëtimit të kryera në të gjithë vendin.

Në disa rajone, duke filluar nga ai i Lacios ka pasur përmbytje të shumta dhe rrëzim pemësh. Për shkak të motit të keq, autoritetet italiane kanë mbyllur shkolla dhe aeroporte në shumë zona. Dëmet materiale janë të pallogaritshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!