Moti i keq prek Afganistanin, raportohet për 60 të vdekur në tre javë

schedule14:02 - 13 Mars, 2024

schedule 14:02 - 13 Mars, 2024

Të paktën 60 njerëz kanë humbur jetën në tre javët e fundit në Afganistan, si pasojë e reshjeve të borës dhe shiut, tha sot ministria e menaxhimit të fatkeqësive.

Që nga 20 shkurti, 23 persona kanë mbetur të plagosur, dhe të paktën1,645 shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar në të gjithë vendin. Në provincën Herat, në perëndim, janë raportuar përmbytje të papritura pas reshjeve të dendura të shiut që nga mbrëmja e së hënës.

Pesë anëtarë të së njëjtës familje humbën jetën dje dhe dy u plagosën kur çatia e shtëpisë së tyre u shemb për shkak të shirave të rrëmbyeshëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!