Nisur nga situata e krijuar si pasojë e motit të keq në të gjithë vendin, Policia e Shtetit i ka bërë apel drejtuesve të mjeteve lundruese të mos dalin në det deri në qetësim të situatës.
Policia thekson se ata që ndodhen në det duhet të kthehen me kujdes në destinacionin e tyre dhe në rast rreziku të kërkojnë ndihmë.
“Si pasojë e motit të keq dhe detit me dallgë, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese, (peshkarexha, motorë uji , e çdo mjet tjetër lundrues që përdoret me qëllim turizmi) të mos dalin ne det deri në qetësimin e situatës.
Mjetet lundruese që ndodhen në det të kthehen me kujdes në destinacionin e tyre dhe në rast rreziku të kërkojnë ndihmën e Policisë, duke telefonuar 112/129″, njofton policia./abcnews.al