Moti i keq përfshin veriun e Italisë, dy të vdekur pas goditjeve nga pemët

schedule15:13 - 18 Gusht, 2022

schedule 15:13 - 18 Gusht, 2022

Një valë e motit të keq ka goditur veriun e Italisë.

Shiu, breshëri dhe erërat e  forta në Toskanë dhe Liguri kanë bërë që dy persona të humbin jetën.

Mediet italiane shkruajnë se të vdekurit janë regjistruar  në Lucca dhe Carrara.

Në të dyja rastet viktimat u goditën nga pemët gjatë stuhive. Viktima e parë është një burrë, ndërsa e dyta një grua.

Katër persona të tjerë u plagosën në Camping Italia në Marina di Massa, sërish për shkak të rënies së pemëve.

Nga mëngjesi, ekipet e zjarrfikësve po vijojnë aksionin për pastrimin e rrugëve nga pemët e rrëzuara. Deri tani janë kryer mbi 150 ndërhyrje.

Në Liguria një stuhi solli kabinat nga plazhet në linjën hekurudhore. Dëme janë regjistruar edhe në zonën e Ferrarës ku një vinç ka rënë mbi shtëpitë me tarraca.

Breshëri më pas shkatërroi një sërë të korrash në zonën e Spezzino.

Tre persona u plagosën në Fornaci di Barga ( në provincën e Lucca) për shkak të shkëputjes së një çatie gjatë stuhisë që përfshiu Toskanën mëngjesin e sotëm.

Çatia e një shtëpie të këputur ka rënë mbi tre makina.

Në Borgo a Mozzano era ka shkaktuar dëme të rënda në qendrën e të moshuarve, por pa shkaktuar asnjë lëndim.

Ndërprerje të energjisë elektrike janë regjistruar në shumë zona të provincës së Lucca./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!