Moti i keq/ Peleshi: Janë ndaluar mjetet e rënda në aksin Elbasan-Qafë Thanë, grupet e punës vijojnë ndërhyrjet në qarqet problematike

schedule20:42 - 20 Janar, 2024

schedule 20:42 - 20 Janar, 2024

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të situatës në vend nga moti i keq/ Ministria njofton se grupet e punës në terren vijojnë ndërhyrjet deri në zonat më të thella veçanërisht në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan, Korçë, ku reshjet e borës dhe shiut kanë krijuar shumë problematika.

Po ashtu mësohet se në aksin Elbasan-Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, për shkak të reshjeve të borës.

“Situata e krijuar nga moti i keq në të gjithë vendin është në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha strukturave shtetërore. Grupet e punës në terren vijojnë ndërhyrjet deri në zonat më të thella për të qenë pranë çdo banori, veçanërisht në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan, Korçë, ku reshjet e borës dhe shiut kanë krijuar problematika.

Në aksin Elbasan-Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, për shkak të reshjeve të borës. Përsërisim thirrjen për të gjithë qytetarët të kufizojnë lëvizjet e panevojshme në këtë situatë dhe të kërkojnë ndihmën e strukturave vendore në rast nevoje!”, njofton ministri Niko Peleshi.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!