Moti i keq/ Pa energji gjithë Fushë-Kruja dhe disa fshatra në Gramsh

schedule20:44 - 5 Janar, 2020

schedule 20:44 - 5 Janar, 2020

OSHEE njofton se erërat e forta kanë bërë që zona e Fushë-Krujës të mbetet pa energji elektrike.

Sipas njoftimit, aktualisht zona e Fushë-Krujës është pa energji, si pasojë e një defekti në rrjetin 110 kV. Shkak është bërë moti i keq.

Sakaq probleme me furnizimin me energji ka dhe në Gramsh e Prrenjas, ku rreth 2 000 abonentë në Kodovjat, Lenine, Rrajcë dhe Grabovë janë pa energji mbrëmjen e sotme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!