Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moti i keq, njoftim i rëndësishëm për lundërtarët: Kujdes në këto zona

schedule21:03 - 29 Nëntor, 2021

schedule 21:03 - 29 Nëntor, 2021

Shërbimi Hidrografik ka njoftuar lundërtarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lundrimit në kepin e Selitës dhe në hyrje të kanalit të portit Durrës. Në një njoftim në faqen zyrtare, ai bën me dije se po punohet për riparimin e defektit të shkaktuar nga moti i keq.

“Ju informojmë se për shkak të motit të keq janë shkëputur bova kardinale perëndimore e cekinës të Talbotit (në VL të Kepit të Selitës), si dhe bova e ujrave të lira (bova e pilotit) në hyrje të kanalit të portit Durrës.

Lundërtarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lundrimit në këto zona, si dhe për praninë e objekteve të ngurta pluskuese që mund të ndodhen në det si pasojë e prurjeve të mëdha nga lumenjtë.  Shërbimi Hidrografik po punon për vendosjen e bovave në gatishmëri sa më shpejt. Ju faleminderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftim. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!