Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moti i keq, nënkryetari i bashkisë së Lezhës: Nuk ka shtëpi të përmbytura, situata nën kontroll

schedule10:51 - 19 Janar, 2023

schedule 10:51 - 19 Janar, 2023

Nënkryetari i bashkisë Lezhë, Ermal Paçaj theksoi se problematika ka vetëm në qytet dhe jo në fshatra. Ai tha se nuk raportohet për shtëpi të përmbytura por probleme vetëm në akse rrugore, të cilat janë nën monitorim.

“Në fshatra situata është normale, nuk kemi probleme të raportuara përveç akseve të bllokuara. Pra nuk ka përmbytje shtëpish por vetëm me ujë në akse të caktuara. Nuk kemi akse të bllokuara për momentin. Në rrugën e vjetër nga qyteti deri në Milot kemi dy tre vende që po ndërhyhet“, tha ai.

Ai theksoi se problematikë mbetet hidrovori i Tales por po punohet në të.

“Kemi një problematika e hidrovorit të Tales që nuk ka qenë në punë dhe si pasojë ka marrë ngarkesë zona, por me fillimin e punës besoj se nuk do të kemi problematika. Gjithçka varet dhe nga reshjet. E gjithë zona është në monitorim. Po pritet ndërhyrje ku ka probleme për të mos pasur dëme në shtëpi dhe në akset rrugore.”, tha ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!