Moti i keq ne vend, Policia e Shtetit apelon drejtuesit e mjeteve: Kujdes, ulni shpejtësinë

schedule17:49 - 17 Shtator, 2022

schedule 17:49 - 17 Shtator, 2022

Moti i keq ka mbërthyer vendin me reshje shiu dhe stuhi ditët e fundit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Përmes një njoftimi për shtyp, Policia i bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi ka prezencë të lagështirës pothuajse në të gjitha rrugët dhe të inerteve në disa segmente të akseve rrugore.

Njoftimi Policisë

Nisur nga fluksi i lartë i automjeteve në akset rrugore, gjatë fundjavës, si dhe nga prezenca e lagështirës në rrugë dhe moti i keq në disa qarqe të vendit, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi ka prezencë të lagështirës pothuajse në të gjitha rrugët dhe të inerteve në disa segmente të akseve rrugore.

Drejtuesit e mjeteve dhe të motomjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të ruajnë distancën gjatë qarkullimit, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë automjetet ose motomjetet, nën efektin e alkoolit.

Në të gjitha akset rrugore kryesore, në qendrat urbane dhe akset kryesore rurale, janë prezente shërbimet e Policisë Rrugore, Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti dhe përdoruesi rruge që mund të ketë probleme.

Të gjithë përdoruesit e rrugës të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë Rrugore e të autoriteteve të tjera shtetërore dhe në rast të bllokimit të rrugës, drejtuesit e mjeteve të qëndrojnë në radhë deri në zhbllokimin e saj.

Policia Rrugore është në kontakt të pandërprerë me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve, për pastrimin e inerteve në disa segmente rrugore.

Policia Rrugore sqaron të gjithë drejtuesit e mjeteve që ndëshkohen me masa administrative, për shkelje të ndryshme, se mund t’i shlyejnë masat administrative pranë çdo filiali të Postës Shqiptare ose në filialet e bankave të nivelit të dytë.

Për çdo problem kontaktoni në numrin falas të Policisë së Shtetit 112 dhe në Komisariatin Dixhital!

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!