Moti i përkeqësuar i pasdites së të hënës dhe reshjet e dendura të breshërit kanë shkaktuar dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës.
Stuhia e breshërit ka qenë e fortë dhe e papritur, duke goditur sipërfaqe të tëra të mbjella. Raportohet se reshjet e breshërit kanë rënë me intensitet të lartë në toka bujqësore dhe vreshta, duke dëmtuar prodhimin në një fazë të rëndësishme të zhvillimit të bimëve.
Dëmet më të mëdha janë evidentuar në pemëtari dhe vreshtari, ku shumë fermerë rrezikojnë të humbasin një pjesë të konsiderueshme të prodhimit sezonal. Zonat e prekura nga stuhia janë fshatrat Adë, Cakran dhe Vreshtas.
/abcnews.al/


