Moti i keq shkakton tre viktima në Itali. Dy prej tyre ndërruan jetë si pasojë e një muri të rrëzuar nga era e fortë. Viktima e tretë është një 45 vjeçar rumun i cili u godit nga një pemë e rënë teksa po lëvizte me automjetin e tij pranë Romës.
Tre persona kanë humbur jetën në Lacio si pasojë e dy aksidenteve të shkaktuara nga moti i keq. Dy prej tyre janë zënë përfund nga një mur i rrëzuar pranë Frozinones, ndërsa i treti u godit nga një pemë teksa udhëtonte me automjetin e tij pranë Romës. Ky i fundit u ndihmua menjëherë nga urgjenca por plagët e marra ishin shumë të rënda dhe nuk mundi ti mbijetonte transportit për në spital. Viktima ishte një 45 vjeçar rumun. Pisha e rënë goditi pjesën e parme të automjetit duke thyer plotësish xhamin. Në zonë kanë rënë shumë pemë duke shkaktuar problem dhe në trafikun rrugor
Në incidentin në Frozinone, muri u rrëzua si pasojë e erës së fortë duke zënë përfund katër të moshuar. Dy prej tyre shpëtuan. /abcnews.al