12 viktima, zona të izoluara, me qindra persona të pastrehë, dhjetëra mijëra pa energji elektrike, dhe linja hekurudhore të ndërprera. Janë këto pasojat e rënda të motit të keq që ka përfshirë Italinë me reshje të dendura, dallgë që arrijnë deri në 10 metra në zonat bregdetare dhe erëra me shpejtësi deri në 180 kilometra në orë.
Brenda 48 orëve më shumë se 5800 zjarrfikës kanë ndërhyrë në më shumë se 7 mijë raste, si përmbytje, apo heqje pemësh të rëna duke bllokuar rrugët e dëmtuar automjetet. Parashikimet metereologjike paralajmërojnë për përkeqësim të motit dhe gjatë ditës së mërkurë./abcnews.al