Moti i keq në Jug të Italisë ka shkaktuar tre viktima. Një grua me dy fëmijët e saj të shpallur të zhdukur mbrëmjen e së enjtes janë gjetur të pajetë, ndërsa metereologët parashikojnë përkeqësim të situatës në fundjavë.
Janë gjetur të pajetë trupat e një gruaje me dy fëmijët e saj 2 dhe 7 vjeç në zonën e Lamezia Terme, në jug të Italisë. Shkak kanë qenë përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura që kanë përfshirë jugun e Italisë mbrëmjen e së enjtes.
Ndërkohë që reshjet e dendura vazhdojnë me parashikimet metereologjike që paralajmërojnë një fundjavë me mot të keq. Në Katania janë mbyllur të gjitha shkollat dhe është vendosur gjendja e alarmit si pasojë e erërave të forta. Reshje te dendura do të ketë dhe në qendër të Italisë, të cilat do të shkaktojnë një ulje të ndjeshme të temperaturave. /abcnews.al