Moti i keq, lëvizjet e trageteve dhe anijeve gjatë 24 orëve

schedule10:00 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 10:00 - 28 Dhjetor, 2020

Moti i keq dhe deti i trazuar gjatë natës së kaluar nuk kanë krijuar probleme në lundrimin e trageteve nga porti i Durrësit drejt Barit dhe Ankonës dhe anasjelltas.

Një traget është nisur mbrëmë nga Durrësi drejt Ankonës rreth orës 18.50, ndërsa dy të tjerë kanë lundruar drejt Barit sipas orarit të parashikuar rreth orës 22.15.

Po ashtu, dy tragetet nga Bari kanë mbërritur në Durrës sot rreth orës 6,30, duke shmangur fortunalin që pritet pas disa orësh.

Në Dispeçerinë e APD mësohet se gjashtë anije tregtare me 15,580 të mallra të ndryshme, si dhe 446 kontejnerë vazhdojnë të po përpunohen në tre Terminale.

Nga anijet “Abo Alyssa”, “NS Union”, “Raptor” dhe “Moo” sot paradite u shkarkuan çimento, grurë, hekur dhe skrap, ndërsa në molin 10 anija “Grit Cement” po ngarkon 3,700 t çimento për eksport.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!