Moti i keq godet Spanjën, reshje të pazakonta bore mbulojnë Madridin

schedule12:41 - 9 Janar, 2021

schedule 12:41 - 9 Janar, 2021

Spanja është goditur nga moti i keq. Madridi është mbuluar nga bora, ku sipas autoriteteve në Madrid është regjistruar trashësia e borës më e madhe në 40 vitet e fundit.

Mbrëmjen e kaluar ushtria doli në terren, ndërsa qytetarët janë këshilluar të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Agjencia e motit AEMET e vendit tha se reshjet e borës ishin “të jashtëzakonshme dhe me shumë gjasa historike”.

Një numër qytetarësh u panë duke shfrytëzuar në maksimum pamjen me dëborë, duke ecur nëpër sheshin Puerta del Sol të Madridit.

Parqet e mëdha në Madrid janë mbyllur si masë paraprake, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Moti i ftohtë pritet të vazhdojë edhe gjatë fundjavës me temperaturat në Madrid që parashikohet të arrijnë -12C të enjten. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!