Katër persona, duke përfshirë tre fëmijë, kanë vdekur si pasojë e stuhisë tropikale Alberto, e cila goditi Meksikën. Përveç viktimave, stuhia shkaktoi edhe dëme në shtetin industrial të Nuevo León.
Stuhia Alberto shkaktoi shira të dendur nga nata e së mërkurës deri në mëngjesin e së enjtes. Me erëra deri në 55 kilometra në orë, pritet të sjellë më shumë shi në Nuevo Leon, i cili kufizohet me Teksasin me Meksikën qendrore.
Priten stuhi dhe breshër, gjë që shton rrezikun e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve.
/abcnews.al