Moti i keq godet Italinë, uji “pushton” rrugët e Romës

schedule15:41 - 8 Qershor, 2021

schedule 15:41 - 8 Qershor, 2021

Moti i keq ka goditur kryeqytetin italian, Romën. Në mediat sociale qarkullojnë pamje të rrugëve të mbuluara nga uji, ndërsa automjetet kanë ndaluar pasi e kanë të pamundur lëvizjen.

Stuhia ka përfshirë Romën që prej orës 12.30, ndërsa qindra telefonata janë pranuar nga Salla e Operacioneve.

Ndër zonat më të prekura të kryeqytetit është ajo e Romës Veriore (Corso Francia, Ponte Milvio, Prati, Montemario dhe Nomentano).  Shiu përmbyti një kopsht fëmijësh në Castel Nuovo di Porto, brenda të cilit u bllokuan dyzet fëmijë dhe gjashtë të rritur, në pamundësi për të dalë.

Aktualisht nuk ka  ndërprerje në shërbimin e transportit publik . Ndërkohë, Mbrojtja Civile, paralajmëroi më herët për stuhinë e sotme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!