Moti i keq ka prekur Italinë. Zona të ndryshme janë përfshirë nga përmbytjet. Në Lombardi nënkalimet janë përmbytur, po ashtu ka ndërprerje të energjisë elektrike.
Stuhia e fortë ka prekur edhe Milanon gjatë natës. Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të mos lëvizin në zonat e rrezikuara.