Moti i keq godet Italinë, Mbrojtja Civile lëshon alarmin e kuq për disa zona

schedule22:55 - 2 Tetor, 2020

schedule 22:55 - 2 Tetor, 2020

Veriu i Italisë, është përfshirë në situatë të vështirë për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit.

Mbrojtja Civile lëshoi alarmin e kuq për zonat më të rrezikuara, në Liguria, Lombardia dhe Veneto.

Po ashtu edhe Venecia sipas autoriteteve pritet të përfshihet nga një mot i keq.

Ndërkohë e shtuna pritet të sjellë përkeqësim të motit , jo vetëm në veri të Italisë.

Sipas mbrojtjes civile përkeqësimi i kushteve atmosferike do të sjellë probleme edhe në rajonet qendrore, duke u shoqëruar  me reshje shiu, stuhi si edhe erëra të forta në jug të vendit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!