Katër persona kanë vdekur dhe të paktën 18 të tjerë janë zhdukur nga përmbytjet e shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm në Francën jug-lindore, thanë të hënën autoritetet lokale.
Gjatë fundjavës, Franca e Jugut u godit nga shiu i rrëmbyeshëm dhe lumenjtë që dolën nga shtrati kanë marrë me vete shtëpitë, urat dhe pjesët e rrugëve.
Një zëdhënëse e prefekturës Alpes Maritimes i tha Reuters se rreth 18 persona mund të jenë zhdukur, por nuk dha detaje të tjera.
Autoritetet nuk mund të japin një vlerësim më të saktë për numrin e të vdekurve nga përmbytja ndërsa shërbimet e urgjencës përpiqen të arrijnë në fshatrat e përmbytura pasi shumë rrugë janë bllokuar. g.v/abcnews.al