Moti i keq godet Europën Lindore

schedule15:46 - 5 Janar, 2019

schedule 15:46 - 5 Janar, 2019

Reshje dëbore dhe temperatura të ulëta janë shënuar në europën lindore dhe qendrore. Në disa rajone të Italisë është shpallur gjendja e alarmit dhe pse metereologët parashikojnë rritje të temperaturave.

Moti i keq ka goditur Europën Lindore. Pamjet e para vijnë nga Polonia, ku tre metereologë kanë mbetur të bllokuar nga bora në një stacion të maleve Tatra dhe arritën të shpëtonin duke gërmuar me duar dhe duke zbritur në luginë.

Edhe në Greqi është shënuar një stuhi e jashtëzakonshme, e pagëzuar me emrin Sofia, që ka pushtuar veriun e vendit.

Alarmi për motin e keq është shpallur dhe në shumë rajone italiane me reshje dëbore, por metereologët paralajmërojnë se në ditët në vijim temperaturat do të rriten.

Pamjet e fundit vijnë nga bregu baltik ku era arrin një shpejtësi prej 85 kilometrash në orë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!