Moti i keq godet Austrinë, mijëra banorë pa energji elektrike

schedule07:02 - 5 Shkurt, 2020

schedule 07:02 - 5 Shkurt, 2020

Mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të erërave të forta që kanë goditur disa pjesë të Austrisë.

Një zëdhënës i furnizuesit të energjisë elektrike në Austri deklaroi se 11 000 prej klientëve të tij nuk kishin energji elektike, për shkak të përkeqësimit të motit.

Zona Schaerding, e ndodhur pranë kufirit gjerman, ishte zona më e goditur. Ndërkohë erërat e fuqishme arritën në 110 kilometra në orë, duke shkaktuar rënien e pemëve, bllokimin e rrugëve, dhe dëmtimin e energjisë elektike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!