Italia ndodhet ende në situatë alarmante si pasojë e motit të keq, që prej ditësh shkakton viktima dhe dëme të pallogaritshme material. Parashikimet meterologjike paralajmërojnë reshje të dendura dhe për këtë javë.
Nuk ka përfunduar ende. Edhe këtë javë Italia do të përballet me reshje të dendura dhe stuhi.
Stuhi dhe erëra të forta do të pushtojnë Veneton, Friuli Venecia Xhilia, Emilia Romania dhe Lacio ku është shpallur dhe gjendje e jashtëzakonshme. E njëjta gjendje alarmante është dhe në Pulia e në të gjithë territorin e Kalabrisë, Sicilisë dhe Sardenjës.
Në Sicili ku moti i keq deri tani ka shkaktuar 12 viktima, mbrojtja civile rajonale, paralajmëroi banorët që të kenë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet që janë shpërndarë në zonë me anë të pamfleteve. Por në të gjithë Italinë numri i viktimave për shkak të rrufeve, rrëshqitjes së dheut, reshjeve të dendura dhe përmbytjeve, është 30.
Në Siçili vazhdojnë kërkimet për një person të shpallur të zhdukur që të shtunën, në 40 vjeçar i zonës me profesion mjek. /abcnews.al