Moti i keq dhe rrëshqitjet e dherave kanë bllokuar qarkullimin në Rrugën e Arbrit. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se një prej më shumë se një ore po punon një eskavator i firmës së ndërtimit të rrugës për pastrimin e saj.
Ndërkohë policia përmes një njoftimi për mediat bën me dije se shembja ka ndodhur në aksin rrugor Xibër-Qafë Murrizë, është shembur një masiv dheu dhe gurësh duke e bërë këtë aks të pakalueshëm.
Policia e vendosur në të dy anët e rrugës orienton drejtuesit e mjeteve që në raste emergjente të ndjekin aksin e vjetër.
‘Si pasojë e motit me reshje shiu e dëbore në aksin rrugor Xibër-Qafë Murrizë, është shembur një masiv dheu dhe gurësh duke e bërë këtë aks të pakalueshëm.
Shërbimet e mirëmbajtjes së rrugës me mjetet eskavator po punojnë për hapjen dhe pastrimin e saj.
Shërbimet e Policisë ndodhen në të dy kahet e rrugës për të orientuar drejtuesit e mjeteve që në raste emergjente të ndjekin aksin e vjetër”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al