Vendi unë gjatë orëve të fundit është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje shiu. Në qarkun e Gjirokastrës gjatë orëve të fundit është krijuar probleme më nivelin e ujit për shkak të shirave të rrëmbyeshëm duke shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se për shkak të motit të keq OSHEE ka konstatuar defekte në katër fidëra te linjës 10 kV.
Sipas informacioneve mungesë të energjisë elektrike është konstatuar në fshatin Bulo, disa fshatra të Njesisë Administrative Zagorie dhe fshatin Grapsht pjesë e Njësisë Administrative Dropull.
Grupet e OSHEE Rajoni Gjirokastër ndodhen në terren për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara nga koha e keqe, ndërsa prurjet e përroit të Spotit në Lazarat janë ulur ndjeshëm dhe situata aktuale nuk paraqet probleme për banorët e zonës./abcnews.al