Çatia e një pallati 3 katesh në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës është dëmtuar nga moti i keq.
Gazetari Gjergji Figuri raporton se objekti i ndërtuar para viteve ‘80 ka pasur dëmtime që nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të dhe situata e motit e ka përkeqësuar edhe më shume situatën.
Uji i shiut ka deportuar brenda apartamenteve në të gjitha katet dhe në bizneset që ndodhen në katin e parë.
Lexo edhe: Situata nga përmbytjet në Lezhë: Rrezik nga rrëshqitjet, disa familje të evakuara
Lezha është një ndër zonat më problematike në vend si pasojë e kushteve të motit, që ka sjellë edhe përmbytje. Zona me rrezik janë ato ku vijojnë rrëshqitjet e dheut si në Torovice, në lagjen Varosh të qytetit te Lezhës dhe në fshatrat Fan e Jezull të Mirditës ku janë evakuuar disa familje. g.v/abcnews.al