Moti i keq, Belinda Balluku: Sot asnjë aks i bllokuar, shteti ishte në këmbë

schedule10:54 - 15 Shkurt, 2021

schedule 10:54 - 15 Shkurt, 2021

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Energjitikës Belinda Balluku deklaroi se sot në të gjithë vendin nuk ka as një aks të bllokuar. Balluku iu përgjigj kritikave të opozitës, duke theksuar se kjo situatë ka ndodhur në shumë vende të tjera të Evropës.

Sipas ministres, shteti ka qenë në këmbë dhe në krye të detyrave, ndërsa nuk përjashton mundësinë se shumë gjëra mund të bëheshin edhe më mirë.

“Shqipëria është goditur nga një valë e motit ekstrem. Ka pasur një reagim të menjëhershëm të shtetit. Kemi vënë re edhe njëherë se kjo çështje, një situatë që ka ndodhur në të gjithë Evropën, ku ka qenë edhe më e rendë se në territorin tonë është kthyer në një debat politik. Shtet nuk kanë flota borë pastruesesh, sidomos një shtet në Mesdhe që goditet njëherë në vit nga reshje normale. Dhe njëherë në 50 vjet si kjo e fundit.

Kemi pasur stuhi dëbore. Ata që bënë analiza nga divani të kishin dalë në ato akse ku situata ishte aq e vështirë. Ka qenë Policia e Shtetit në këto 72 orë që i ka treguar rrugët alternative qytetarëve. Sot nuk kemi asnjë aks të bllokuar. Edhe aksi i fundit në zonën e Qafë Thanës, vetëm 2 km u hapën në orët  para të mëngjesi. Autobusët kaluan pa asnjë problem. Për të gjithë pasagjerët janë kujdesur. Kemi qenë në kontakt të plotë me të gjithë qytetarët që kanë pasur probleme.

Jemi mbështetur tek forcat e armatosura që kanë pajisje më të rënda. Shteti ka funksionuar, kemi qenë në krye të punëve. Janë disa raste që ngjan shumë e ulët goditja, ku flitet për fatkeqësi natyrore që nuk varen nga qeveria.

Në vitin 2015 në një stuhi bore normale abonentë e shkëputur nga rrjeti kanë qenë 237 mijë, dje ka qenë piku i problematikës që kemi pasur në zonat malore. Pavarësisht kësaj situate dhe motit ekstrem, dje kemi pasur vetëm 60 mijë abonentët pa energji.

Sigurisht që mund të bëhet punë më e mirë. Por ne jemi mobilizuar në të gjitha njësitë administrative. Janë mobilizua mbi 480 mjete. Akset janë të hapura, të gjithë kanë qenë në krye të detyrës”, tha Belinda Balluku. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!