Moti i keq, Autoritet Portual i Durrësit njoftim: Trageti drejt Barit nuk niset sipas orarit

schedule22:50 - 14 Shkurt, 2021

schedule 22:50 - 14 Shkurt, 2021

Për shkak të kushteve të motit, lundrimi i tragetit “AF Marina” dhe “Rigel VII drejt Brait nnuk do të nëhet në oraret e parashikuara.

Konfirmimi vjen nga Autoritet Portual në Durrës, i cili thekson se agjencitë lundrimore do të marrin të gjitha masat për akomodimin e udhëtarëve deri në normalizimin e kushteve të motit dhe nisjen e trageteve drejt destinacioneve përkatëse.

Njoftimi i plotë:

?Përditësim i situatës:

Dispeçeria Qendrore  e Autoritetit Portual Durrës informon të gjithë udhëtarët që kanë rezervuar lundrimin e tyre mbrëmjen e sotme drejt Barit(Itali??), se për shkak të kushteve të motit, lundrimi i tragetit “AF Marina” dhe “Rigel VII” nuk do të bëhet në oraret e parashikuara. Agjencitë lundrimore do të marin të gjitha masat për akomodimin e udhëtarëve deri në normalizimin e kushteve të motit dhe nisjen e trageteve drejt destinacioneve përkatëse.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin!

#APD⚓️

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!