Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion mbi gjendjen e rrugëve në vend pas motit të keq që përshiu vendin disa ditë.
ARRSH njofton se situata është përmirësuar në akset e vendit, pasi reshjet e shiut dhe të borës kanë pushuar. Sakaq, ARRSH bën me dije se në segmentin rrugor Elbasan-Rrogozhinë (Paulesh) ka pasur rënie gurësh dhe po punohet.
Njoftimi i plotë:
?Reshjet e shiut dhe të borës kanë pushuar ? duke sjellë një përmirësim të gjendjes së akseve ?
?Në segmentin rrugor Elbasan-Rrogozhinë (Paulesh) ka pasur rrënie gurësh, janë marrë masa menjëherë nga grupi i punës ?dhe është bërë pastrimi i plotë i aksit ?
? Vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë.
Nuk ka problememe me qarkullimin në të gjitha akset kryesore ?