Moti – E mërkurë, 15 Maj 2019

schedule08:00 - 15 Maj, 2019

schedule 08:00 - 15 Maj, 2019

Vijon moti me kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë Brigjete e Egjeut dhe Evropën Qendrore, ku më të dukshme kthjellimet paraqiten në Ishujt Britanike dhe Gadishullin Iberik. Ndërsa vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, KU herë pas here do të ketë dhe stuhi ere dominojnë Evropën Lindore dhe Gadishullin e Ballkanit.

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të lagështa me origjinë Jugperëndimore do të diktojnë mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu në të gjithë territorin deri në orët e pasdites, KUR pritet përmirësim gradual i situatës. Nata do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta më të dukshme në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes POR mesdita sjellë rritje të lehtë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 5°C zonat malore deri në 22°C zona e ulët.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 2 ballë. 

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!