Moti dëmtoi frutat e stinës/ Fier, qershitë dhe kumbullat nuk gjenden në treg

schedule14:58 - 27 Maj, 2025

schedule 14:58 - 27 Maj, 2025

FIER- Megjithëse në prag të qershorit, qershitë ne tregjet e Fierit, janë të pakta ndërsa çmimi ka shkuar nga 200 vitin e kaluar në 400 deri në 450 lekë kilogrami këtë sezon.

Tregtarë dhe fermerë thonë se shkak për mungesën e qershive në treg e për pasojë çmimin e lartë të tyre është bërë klima e pafavorshme me stuhi dhe reshje në kohën e lulëzimit të pemëve.

Një tjetër frut i egër i stinës, kumbulla, është kthyer në produkt luksi duke u shitur në treg me çmim që shkon deri në 500 lekë kg.

Ndryshe nga qërshitë që u dëmtuan nga moti, kumbullat janë të pakta sepse fermerët në Fier nuk po I kultivojnë më.

Tregjet e Fierit furnizohen me qershitë e Mallakastrës që në fillim të muajit maj, por këtë vit, fermerët e kësaj zonë raportuan për dëme të mëdha nga moti I keq.

Sipas të dhënave nga drejtoria e bujqësisë, rendimenti i pemëve të qershive u ul me 40% krahasuar me një vit më parë/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!