Territori francez është përfshirë nga një mot i keq, ashtu sikurse ishte paralajmëruar nga autoritetet.
Vendi u godit nga Stuhia Herminia duke sjell përmbytje masive.
Alarmi i kuq u lëshua nga autoritetet në tre provinca franceze, ku qyteti Rennes ka përjetuar përmbytjet më të forta duke sjellë evakuim të banorëve. Ndërkohë në zona të izoluara nuk kanë munguar as rrëshqitjet e dheut.
Stuhia ka sjellë shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta në Francën perëndimore, teksa alarmi i kuq për provincat që po përballen me rrezik vijon ende.
Meteo France raportoi se erërat e forta kanë qenë me shpejtësi deri në 110 kilometra në orë. Disa rajone të tjera më pak të prekura mbeten nën alarm portokalli për shi të dendur, erë dhe stuhi të mundshme.
Sakaq, një valë e re e quajtur Ivo që po vjen nga Atlantiku, po lëviz drejt rajonit, duke përkeqësuar kushtet. Meteorologët parashikojnë vazhdimin e reshjeve të dendura deri përpara një përmirësimi të pritshëm deri në fundjavë.
/ abcnews.al