Mosrespektimi i sinjalistikës rrugore, specialisti i qarkullimit: Tabela “STOP”, gjobë e pikë në patentë kush nuk e respekton

schedule16:59 - 11 Janar, 2023

schedule 16:59 - 11 Janar, 2023

Policia Rrugore është fokusuar tek shoferët që nuk respektojnë tabelën stop. Masa ndëshkimore për këtë kategori shkelësish varion nga 5 deri në 8 mijë lekë. Dhe në rast përsëritje, humbin pikë në patentë.

Mosrespektimi i sinjalistikës rrugore, ishte një nga shkaqet kryesore të aksidenteve gjatë vitit që lamë pas. Për këtë arsye, Policia Rrugore e Tiranës ka hartuar planin e masave me prioritet për vitin 2023, për ndëshkimin e shoferëve që nuk respektojnë tabelën stop.

Specialisti i qarkullimit, Gerhard Baka shpjegon penalitetet që Kodi Rrugor parashikon për këta shkelës.

Gjoba 5-8 mijë lekë të reja dhe nëse kapesh dy herë brenda vitit në shkelje, hiqen 3 pikë të patentës………..

Thotë se të rinjtë janë ata që nuk respektojnë më së shumti sinjalistikën rrugore.

Kryesisht janë mosha nga 18 deri në 25 apo 30 vjeç……

Një apel ka për të gjithë drejtuesit e mjeteve.

Gjatë vitit 2022, në të gjithë vendin ndodhën 1.190 aksidente që shkaktuan 161 viktima. Vetëm në Tiranë u shkaktuan 519 aksidente me 22 viktima, 55 të plagosur rëndë e 545 të tjerë me plagë të lehta. Krahasuar me vitin 2021, në kryeqytet ndodhën 84 aksidente më pak, me 8 viktima më pak.

AKSIDENTET NË TIRANË, 2022

519 aksidente
22 viktima
55 të plagosur rëndë
545 të plagosur lehtë./abcnews.al/