Mosmarrëveshja për drithërat, Polonia e gatshme të gjejë një zgjidhje me Ukrainën

schedule10:41 - 25 Shtator, 2023

schedule 10:41 - 25 Shtator, 2023

Presidenti polak është treguar i gatshme të rifillojë bashkëpunimin mes dy vendeve pas disa javësh të tensionuara mes Varshavës dhe Kievit. Tensionet mes aleatëve nisën pas mosmarrëveshjeve për drithërat, paketat e ndihmave dhe refugjatët, duke bërë që Polonia të lajmërojë se nuk do e furnizojë më me armë Ukrainën.

Gjatë një fjalimi në një samit për rimëkëmbjen e Ukrainës të premten, Duda tha se mosmarrëveshja e grurit me Ukrainën nuk do të ketë një ndikim serioz në marrëdhëniet midis dy vendeve, pasi ato kanë një “dimension historik”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve PAP.

“Ne po përpiqemi të ndihmojmë Ukrainën dhe ato vende që kanë nevojë për këtë ndihmë. Unë besoj se është vendimi i duhur që qeveria polake ka marrë për ndalimin e shitjes së grurit ukrainas në tregun polak,” tha Duda në një intervistë të dielën.

Në komentet e së enjtes, Duda  u përpoq gjithashtu të sqaronte deklaratat  e kryeministrit Mateusz Moraëiecki, i cili kishte thënë se Polonia do të ndalojë dërgesat e armëve në Ukrainë, pasi Presidenti Volodymyr Zelensky tha në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën se “disa nga miqtë tanë në Europë, luajmë solidaritet në një teatër politik”.

Pas një jave tensioni mes Kievit dhe Varshavës, Morawiecki foli kundër Zelenskit  të premten, duke thënë se ai kurrë nuk duhet të “fyente polakët”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!