Mësuesit që janë anëtarë të Sindikatës Kombëtare të Arsimit janë në grevë që prej mëngjesit të sotëm për shkak të mosmarrëveshjeve me qeverinë për rritjen e pagave.
Oferta e qeverisë përfshin një pagesë 1,000 paund këtë vit dhe një rritje prej 4.3% të pagave për shumicën e stafit vitin e ardhshëm. Por sindikatat e etiketuan ofertën “fyese” dhe thanë se ajo nuk ishte plotësisht e financuar, gjë që mund të nënkuptojë se shkollat duhet të bëjnë shkurtime diku tjetër.
Në të gjithë vendin, dyert e shkollave janë mbyllur ndërsa mësuesve iu është kërkuar të protestojnë.
/abcnews.al