Moskompetenca për “21 janarin”, Frrok Çupi: SPAK-u nuk e shpall nul, kjo s’e dëmton çështjen

schedule11:55 - 9 Shkurt, 2023

schedule 11:55 - 9 Shkurt, 2023

TIRANË- SPAK vendosi të shpallë moskompetencë në lidhje me dy paditë e reja të bëra për “21 janarin” nga mazhoranca socialiste duke ia kaluar çështjen Prokurorisë së Tiranës. Kjo lëvizje e SPAK për analistin Çupi nuk do të thotë se çështja është shpallur nul dhe nuk dëmtohen hetimet.

Ai shtoi se “Gërdeci” është një akt shfarosës dhe shëmbëlltyre e vërtetë e ish-qeverisë së Sali Berishës, dhe prej kësaj ngjarjeje dalin në pah të gjitha abuzimet e qeverisë Berisha.

“SPAK nuk e shpall çështjen nul, por shpall moskompetencë. Me siguri në rrugën e tij SPAK nuk ka ende fakte të provuara, gjë që nuk e dëmton aspak çështjen, gjë që e çon në një prokurori, e cila ka një kompetencë tjetër. Pas Gërdecit, zbërthehet i gjithë zinxhiri i krimit në Shqipëri. 21 janari është i rëndë për Shqipërinë, por gjithçka e ka zanafillën këtu. Gërdeci është një akt shfarosjeje, aty nuk është problemi vetëm te dëmi, por te ndërthurja e të gjithë qeverisë për të ndërtuar kupolën e krimit”, tha Çupi.

Sa i takon vendimit të SPAK, i cili ndau çështjen  lidhur me procedurën e shitjes së municioneve luftarake, Çupi thekson se kjo rrëzon pretendimet e ish-ministrit Fatmir Mediu se çështja është hetuar. Sipas tij, bosi i vërtetë në aferën e Gërdecit është djali i kryeministri Berisha, Shkëlzen Berisha.

“Formulimi që SPAK bëri dje, duke ndarë çështjen në dy pjesë rrëzon pretendimet e ministrit se kjo gjë nuk është hetuar. Krimi që është kryer është varrosur dhe përsëri është dëshmi e kriminelit. Pastrimi i parave dhe korrupsioni i madh janë kryer nga e njëjta dorë, nga familja e Berishës. Bosi i vërtetë i Gërdecit është Shkëlzen Berisha. Shkëlzen Berisha ishte kryemafiozi i Shqipërisë në raport me këtë gjë. Lëvizjet e ish-ministrit Mediu në Evropë dhe Amerikë, i shikoj si një marrëveshje që po bën me institucionet e zbatimit të ligjit dhe me siguri ai po shet mallin që ka” tha Çupi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!