Moska vazhdon të rekrutojë të huaj për luftën në Ukrainë

schedule19:21 - 15 Prill, 2024

schedule 19:21 - 15 Prill, 2024

Rusia vazhdon të rekrutojë shtetas të huaj për të luftuar në Ukrainë. Ata ftohen t’i bashkohen “njësive speciale” të forcave të armatosura ruse, në këmbim të një shpërblimi të konsiderueshëm monetar dhe blerjes së një pasaporte ruse, thuhet në një raport nga Ministria Britanike e Mbrojtjes.

Raporti i Ministrisë Britanike të Mbrojtjes citonte një fletëpalosje në gjuhën angleze që u ofronte të huajve një pagë mujore prej 2,200 dollarë, një pagesë një herë prej 2,000 dollarë, një pasaportë ruse, kujdes mjekësor falas dhe trajnim për shërbimin ushtarak.

Londra është e bindur se kjo reklamë nuk u drejtohet ushtarëve profesionistë, por emigrantëve që më parë janë mashtruar për t’iu bashkuar ushtrisë ruse. Njëkohësisht synojnë t’i përfshijnë në njësi normale dhe jo në njësi “speciale”.

“Rusia ndoshta dëshiron të shmangë masat e mëtejshme jopopullore të rekrutimit në vend. Duke pasur parasysh humbjet e konsiderueshme, mesatarisht 913 ushtarë në ditë. Federata Ruse po eksploron mundësi të reja për të forcuar personelin e forcave të armatosura”, thotë Ministria Britanike e Mbrojtjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!