Moska urdhëron arrestimin e gazetarit bullgar Christo Grozev

schedule08:52 - 22 Prill, 2023

schedule 08:52 - 22 Prill, 2023

Rusia e quajti sot gazetarin bullgar Christo Grozev, një kritik të vendosur të Kremlinit, një “agjent të huaj”, sipas mediave të vendit. Moska e përdor shpesh këtë etiketim për kritikët e Kremlinit, por rrallë për qytetarët jo rusë.

Grosev, 53 vjeç, është një gazetar i specializuar në Rusi dhe punon për uebsajtin investigativ Bellingcat, me qendër në Britani. Ai ishte i përfshirë në mënyrë aktive në hetimet e Bellingcat për helmimin e disidentit rus Alexei Navalny.

Ministria e Brendshme e Rusisë ka shtuar sot emrin e Grozev në listën e “agjentëve të huaj”. Më herët, gjykata e Moskës urdhëroi arrestimin e tij, por gazetari nuk ndodhet në Rusi.

Agjencia e lajmeve RIA Novosti, duke cituar një burim, tha se Groev akuzohet se ka ndihmuar një gazetar rus, Roman Dombrohotov, “të kalojë kufirin ilegalisht”.

Agjencia ruse e sigurisë së brendshme FSB akuzon gjithashtu Groszev se ka ndihmuar shërbimet e inteligjencës të Ukrainës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!