Moska pretendon zyrtarisht se ka marrë kontrollin e plotë të Soledar

schedule12:06 - 13 Janar, 2023

schedule 12:06 - 13 Janar, 2023

Ministria ruse e mbrojtjes tha të premten se forcat e saj kishin marrë kontrollin e qytetit të minierave të kripës Soledar në Ukrainën lindore. Ky është konfirmimi i parë zyrtar nga pala ruse, pak ditë pas një pretendimi nga kreu i mercenarëve Wagner.

Forcat ruse pushtuan qytetin, për një kohë të gjatë në qendër të luftimeve dhe bombardimeve të rënda, të enjten pasdite. Kjo tani do t’i lejojë trupat ruse të ndërpresin forcat ukrainase nga qyteti i afërt, shumë më i madh i Bakhmut, shtoi ai.

Vëzhguesit e pavarur, megjithatë, ende nuk janë në gjendje të verifikojnë pretendimin e Ministrisë së Mbrojtjes ruse. Ukraina tha më herët të premten se forcat e saj po ishin ende në Solendar pas një nate të gjatë luftimesh në atë që është bërë një nga fushat e betejës më të përgjakshme të të gjithë luftës.

Të dyja palët kanë pësuar humbje të mëdha në betejën për këtë qytet të vogël në rajonin e Donetskut. Moska po kërkon atë që do të ishte fitorja e saj më e madhe në fushën e betejës pas një gjysmë viti tërheqjeje poshtëruese.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!