Ministria e Jashtme ruse ka paralajmëruar vendet perëndimore që të mos përpiqen të “përfitojnë” nga kryengritja dhe grupi paraushtarak ëagner për të “mbështetur qëllimet e tyre rusofobike”, duke shtuar se kryengrija nuk do ta pengojë Moskën që të arrijë qëllimet e saj në Ukrainë.
“Ne paralajmërojmë vendet perëndimore kundër çdo përpjekjeje për të përfituar nga situata e brendshme në Rusi për të arritur qëllimet e tyre rusofobike. Përpjekje të tilla do të jenë të kota. Të gjitha qëllimet e operacionit special ushtarak në Ukrainë do të arrihen”, tha Ministria e Jashtme ruse.