Moska përballet me motin e keq, stuhia më e madhe në 72 vite

schedule08:31 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 08:31 - 8 Dhjetor, 2021

Rusia ka regjistruar një stuhi bore, e cila është më intensivja që prej vitit 1949. Ria Novosti i përshkruan si reshjet më të dendura të pas-luftës dhe paralajmëron për reduktim të ndjeshëm të dukshmërisë në rrugë.

Sipas mediave vendase, ky front i ashpër u ngjit nga Mesdheu. Një ciklon që kaloi nga Ballkani e të hënën mbërriti në Bjellorusi. Rikujtojmë se gjatë shkurtit të këtij viti, Moska u përball me një tjetër stuhi “apokaliptike” , e cila paralizoi trafikun dhe pezulloi fluturimet.

Sasia e borës që ka rënë sot është 20% e sasisë mujore të borës të regjistruar në kryeqytetin rus.

/abcnews.al