Forcat ruse kryen stërvitje ushtarake në pjesën veriperëndimore të Detit të Zi, duke lëshuar raketa kundër anijeve për të goditur një objektiv në det.
“Të dhënat dhe videot e survejimit nga dronët konfirmuan suksesin e stërvitjes. Anija e synuara u shkatërrua kur u goditën nga një raketë”, tha Moska.
Të martë, Kremlini njoftoi se duke filluar nga e enjtja do t’i konsiderojë anijet që lëvizin drejt Ukrainës në Detin e Zi si objektiva të mundshëm ushtarake.
Tensionet u rritën përsëri në Detin e Zi pasi Rusia u tërhoq këtë javë nga një marrëveshje e korrikut 2022 e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara që lejonte eksportin e sigurt të grurit ukrainas përmes rrugëve të sigurta detare.
/abcnews.al