Moska e ndërtoi për të lidhur Krimenë me Rusinë, Ukraina paralajmëron të shkatërrojë urën e Kerch-it

schedule17:42 - 17 Gusht, 2022

schedule 17:42 - 17 Gusht, 2022

Ukraina ka paralajmëruar se do të shkatërrojë urën e Kerch-it, të cilën Moska e ndërtoi për të lidhur Rusinë me gadishullin e Krimesë.

Në këtë gadishull ka pasur një sërë shpërthimesh në bazat ushtarake ruse ditëve të fundit.

“Kjo urë është ilegale dhe Ukraina nuk ka dhënë leje për ndërtimin e saj. Ajo kërcënon ekologjinë e gadishullit dhe për këtë arsye duhet të shkatërrohet. Nuk ka rëndësi se si: me autor apo jo ”, shkroi në Telegram Mikhail Podoliak, këshilltar i presidentit ukrainas.

Ura e Kerch-it, 19 km e gjatë u përurua nga presidenti rus Vladimir Putin në maj 2018. Ishte një projekt kolosal dhe i kushtueshëm për të lidhur Krimenë me Rusinë kontinentale, katër vjet pas aneksimit të saj.

Paralajmërimi i Podoliak u formulua pas shpërthimeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në Krime. Të martën, Moska foli për “sabotim” në një depo municioni në një bazë ushtarake pranë Dzhankoy, por nuk i identifikoi përgjegjësit.

Javën e kaluar, shpërthime ndodhën në aeroportin ushtarak rus në Saki, duke vrarë një person dhe duke plagosur shumë të tjerë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!