Në Rusi duket se të gjithë punonjësit shëndetësore dhe publike e kanë të detyrueshme vaksinimin kundër Covid 19.
Sipas vendimit të fundit nga autoritetet ruse, mësohet se në dekretit e fundit të qeverisë thuhet se për disa punëtorë, përfshirë parukierët, shitësit me pakicë, shoferët e taksive, bankierët, mësuesit dhe përkthyesit vaksinimi do të jetë i detyrueshëm.
Rusia ka ofruar vaksina për publikun që nga viti i kaluar, por norma e vaksinimit mbetet e ulët, ndërsa numri i të infektuarve me COVID-19 është në rritje, sidomos në Moskë.
“Më shumë se 12,000 njerëz janë në spitale… Sa i përket sëmundjes, ne tashmë jemi në nivelin e kulmit të vitit të kaluar”, ka thënë kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin.
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të shtunën se vetëm 18 milionë nga 144 milionë qytetarët e Rusisë janë vaksinuar.
Dekreti i qytetit të Moskës thotë se menaxherëve të ndërmarrjeve u kërkohet që së paku 60 për qind e punëtorëve të tyre të marrin dozën e parë të vaksinës deri më 15 korrik dhe dozën e dytë deri më 15 gusht.
Një mekanizëm për të monitoruar vaksinimin do të ngrihet më 1 korrik. Të mërkurën në Rusi u konfirmuan 13,397 raste të reja me COVID-19 – prej tyre, 5,782 në Moskë. Ndërkohë kanë humbur jetën 75 persona në Moskë. /abcnews.al