Projektbuxheti i ministrisë ruse të financave për vitin 2024 përfshin një rritje prej 68% të shpenzimeve të mbrojtjes në krahasim me vitin e kaluar, raporton CNN.
Peskov propozoi ndarjen e 10.77 trilion rubla (91.35 miliardë £) për mbrojtjen kombëtare.
“Është e qartë se një rritje e tillë është absolutisht e nevojshme sepse ne jetojmë në një gjendje lufte hibride, ne vazhdojmë operacionin special ushtarak”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Dua të them luftën hibride që është bërë kundër nesh. Dhe kjo kërkon kosto të larta.”/abcnews.al