Moska dhe Teherani lidhin sistemet e tyre bankare

schedule18:57 - 30 Janar, 2023

schedule 18:57 - 30 Janar, 2023

Irani dhe Rusia kanë lidhur sistemet e tyre të komunikimit ndërbankar dhe transferimit të parave për të ndihmuar në nxitjen e transaksioneve tregtare dhe financiare, tha sot një zyrtar i lartë iranian, pasi Teherani dhe Moska janë goditur nga sanksionet perëndimore.

Që nga viti 2018 pas rivendosjes së sanksioneve amerikane ndaj Iranit pasi Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e Iranit e vitit 2015 që nënshkroi me fuqitë e tjera botërore, Republika Islamike është shkëputur nga sistemi ndërkombëtar i mesazheve financiare SWIFTe cila është e vendosur në Belgjikë dhe e cila është një pikë e rëndësishme aksesi për transaksionet bankare ndërkombëtare.

Kufizime të ngjashme janë vendosur në disa banka ruse që kur Moska pushtoi Ukrainën vitin e kaluar.

“Bankat iraniane nuk kanë më nevojë të përdorin SWIFT… me bankat ruse, të cilat mund të jenë për hapjen e letrave të kredisë dhe transfertave ose garancive,” tha zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Iranit Mosem Karimi për agjencinë gjysmë zyrtare të lajmeve Fars news.

Ndërsa banka qendrore e Rusisë nuk pranoi të komentojë mbi marrëveshjen e nënshkruar të dielën, Karimi tha se “rreth 700 banka ruse dhe 106 banka jo-ruse nga 13 vende të ndryshme do të lidhen me këtë sistem “, pa përmendur bankat e huaja.

Kreu i Bankës Qendrore të Iranit, Mohammad Farzin , e përshëndeti masën. “Kanali financiar midis Iranit dhe botës po rikthehet,” shkroi ai në Twitter./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!