Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moska dhe Kievi raund të ri bisedimesh paqeje në Gjenevë

schedule16:44 - 13 Shkurt, 2026

schedule 16:44 - 13 Shkurt, 2026

Moska konfirmoi sot se një raund i ri negociatash për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë do të nisë javën e ardhshme.

“Takimi do të zhvillohet në Gjenevë më 17-18 shkurt dhe do të përfshijë sërish Rusinë, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, për agjencinë shtetërore ruse TASS.

Peskov njoftoi se Rusia do të ndryshojë përbërjen e ekipit të saj negociator. Delegacioni këtë herë do të drejtohet nga ish-ministri i Kulturës dhe këshilltari i presidentit, Vladimir Medinsky, i cili mori pjesë në bisedimet direkte me Ukrainën në Stamboll vitin e kaluar, si edhe në negociatat e zhvilluara pak pas nisjes së luftës.



”Nga ana tjetër, Ukraina ka nisur tashmë përgatitjet për takimin”, shkroi në Telegram sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ish-kryenegociatori, Rustem Umerov.

Ai theksoi se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka përcaktuar përbërjen e delegacionit negociator.

Përveç Umerovit, në ekipin e Kievit bëjnë pjesë, si më parë, shefi i administratës presidenciale Kyrylo Budanov, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Yuriy Hnatov, kreu i partisë presidenciale në parlament David Arakhamia, zëvendësministri i Jashtëm Sergiy Kyslytsya si dhe zëvendësshefi i inteligjencës ushtarake, gjenerallejtënant Vadym Skibitskyi.

Moska dhe Kievi negociuan për herë të fundit drejtpërdrejt në Emiratet e Bashkuara Arabe në fillim të shkurtit. Ashtu si në raundin e parë në janar, Shtetet e Bashkuara ishin të pranishme si ndërmjetëse.

Pas atyre bisedimeve nuk u shpallën rezultate konkrete, por palët i cilësuan takimet si konstruktive. Bisedimet në Abu Dabi u drejtuan nga pala ruse nga Igor Kostyukov, kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake GRU./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!