Mosha thjeshtë një numër, Buffon ka një dëshirë

schedule10:50 - 29 Tetor, 2019

schedule 10:50 - 29 Tetor, 2019

Gianluigi Buffon nuk e ka ndërmend të ndalet. Portieri nuk i vendos limite vetes dhe dëshira për të luajtur e shpëtuar shokët nga pësimi i golave është akoma e madhe.

“Gardiani” i Juventusit mbush 42 vjeç në janar, teksa kontrata me bardhezinjtë përfundon në fund të këtij sezoni. “Nuk e shoh veten si drejtues, dua të vazhdoj të luaj. Kur fiziku nuk do të më lejojë që të zbres në fushë, do takoj drejtuesit dhe do u them që koha ime ka mbaruar“, u shpreh portieri italian.

Tuttosport raporton se Buffon është gati të rinovojë edhe për një vit. Ai ndihet mirë dhe dëshiron të vazhdojë përpara. Portieri e a dhënë sinjalin e vet, tani pritet përgjigja e Juventusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!