Jamie Vardy është padiskutim lojtari më i mirë i Leicester Cityt. Bomberi anglez ka bërë sezone të shkëlqyera për “Dhelprat” në Premier League, duke qenë gjithmonë një ndër favoritët për të fituar “Këpucën e Artë”.
I lindur për të shënuar, por vitet më të mira i ka lënë pas. Vardy tashmë është 33 vjeç dhe Leicester, ka nisur punën për të gjetur pasuesin e beniaminit të tyre. Siç raportojnë medie të shumta franceze, klubi anglez synon firmën e Victor Osimhen.
21 vjeçari i Lille po bënte një sezon të shkëlqyer dhe zëvendësoi në mënyrën më të mirë të mundshme largimin e Nicolas Pepe, i cili firmosi për Arsenal. Duket se dhe Osimhen do të largohet nga Lille dhe projekti i Leicester, e tundon./abcnews.al