Mosdekretimi i Sandër Lleshit shkon në Kushtetuese

schedule16:14 - 11 Nëntor, 2018

schedule 16:14 - 11 Nëntor, 2018

Si deklaroi vetë kryeministri Edi Rama gjatë një intervistë televizive, ditën e hënë pritet që socialistët t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshit ministër të Brendshëm nga Presidenti Meta.

Lidhur me këtë Gjykatës do i kërkohet një interpretim final i Kushtetutës sa i përket tagrit të kreut të shtetit për mosdekretimin e një ministri të propozuar nga kreu i qeverisë. Por Kushtetuesja prej muajsh është një institucion de fakto jo-funksional, prej gjymtimit të trupës së saj nga 9 në 2 anëtarë të mbetur, të pamjaftueshëm për shqyrtimin e çështjeve referuar gjykatës.

Kjo nuk e ka shqetësuar kryeministrin Rama i cili më herët është shprehur se nuk e ka me ngut marrjen e përgjigjes për rastin, por kërkon thjeshtësisht mos përsëritjen e një situate të dytë si kjo mes tij, presidentit Meta dhe propozimit të padekretuar dhe ridërguar në presidencë, Sandër Lleshi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!